Elena Xhina: Do të jem një zë i fuqishëm për gratë në...

Elena Xhina: Do të jem një zë i fuqishëm për gratë në parlament

4574
0

Elena Xhina, është e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit. Për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan. Ka vendosur dhe pranuar të kandidojë për PDIU-në, pasi në themel të kësaj force qëndron idealja e atdhetarizmit, bashkimit kombëtar, mbrojtjes së vlerave të kombit dhe zhvillimit ekonomik. Për zonjën Elena Xhina, PDIU, nuk është vetëm një parti, por është bashkim vlerash njerëzore, dinjteti kombëtar dhe bashkim i vuajtjeve shpirtërore të çamërisë dhe të drejtave të mohuara ndër vite. Në një intervistë për portalin “vizion.com.al”, ajo thotë se PDIU ka respektuar kuotën gjinore, ndërkohë që ka gjetur mbështetje tek gjinia femërore. Modeli i saj për një grua politikane është ish kryeministrja britanike Margaret Thaçer.

 Kush është Elena Xhina për të gjithë ata që nuk e njohin?

Kam përfunduar studimet për drejtësi në Elbasan, për 10 vjet kam ushtruar profesionin e avokates. Aktualisht jam nënkryetare e Këshillit të Qarkut, prej 2 vitesh, dhe prej 4 vitesh jam pedagoge e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Kam fituar titullin doktore shkencash në vitin 2016.

 Pse vendosët të përfaqësoni në zgjedhjet e 25 qershorit PDIU-në?

Kam pranuar të aderoj në këtë forcë politike pasi kam studiuar programin e saj, profilin e personave që bënin pjesë dhe përfaqëssonin këtë forcë politike, duke nxjerrë si konkulzion se në themmel të kësaj force qëndron idealja e atdhetarizmit, bashkimit kombëtar, mbrojtjes së vlerave të kombit dhe zhvillimit ekonomik. Kam parë që PDIU, nuk është vetëm një parti, por është bashkim vlerash njerëzore, dinjteti kombëtar dhe bashkim i vuajtjeve shpirtërore të çamërisë dhe të drejtave të mohuara ndër vite. Ndihem krenare që në këtë listë bashkë mne mua janë dy figura të spikatura si deputeti Aqif Rakipi dhe Bujar Muça, të cilët janë njerëz me vlera njerëzore të larta në aspektin human, dhe kanë treguar që fjalën e dhënë e kanë mbajtur deri në fund.

 Jeni e treta në listën e PDIU në qarkun e Elbsanit, një vlerësim për ju, por dhe një përgjegjësi e madhe. Sa e shihni veten të mbështetur nga gjinia femërore?

PDIU ka respektuar kuotën gjinore, dhe është vërtet vlerësim për mua që mbaj vendin e tretë në listat e saj. Fillimisht mbështje të gjerë kam gjetur tek gratë që aderojnë në këtë forcë politike, të cilat kanë qenë mbështetja e parë për mua, që ta vazhdoj këtë rrugëtim, por nuk ka munguar dhe mbështetja e mbarë gjinisë femërore kudo që kam shkuar, duke më kërkuar me këmbëngulje që unë të vazhdoj rrugëtimin tim politikë, për të qenë një zë i fuqishëm për to në parlament.

 Cili është modeli juaj i gruas në politikë?

Ish kryeministrja britanike, Margaret Thaçer, e cila ka venë në kornizë figurën e femrës si njerëzore, por duke mos anashkaluar vlerat femërore. Duke e ngritur në pediestal figurën e femrës, e cila dinte të ishte dhe e vendosur dhe e hekurt, por njëkohësisht dhe e butë dhe femërore.