Elektriçisti 4 orë i vdekur në majë të shtyllës, çfarë tha policia

Elektriçisti 4 orë i vdekur në majë të shtyllës, çfarë tha policia

367
0

Një elektriçist i identifikuar si Prend Ceca, 34 vjeç, ka humbur jetën pasditen e djeshme në Fierzë si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ceca ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë vetëm 1 kilometër larg hidrocentralit të Fierzës, për të rregulluar një defekt, por ka mbetur i vdekur në vend. Trupi i elektriçistit ka mbetur në shtyllë për afro katër orë. Burime pranë Policisë thanë për Opinion.al se njoftimi për aksidentin në punë është marrë në orën 17.00. Por trupi ka qenë i pamundur të lëvizë pa ndërhyrjen e specializuar të OSSHE. Për shkak të largësisë që mban nga Puka për në Fierzë, ekipi i OSSHE, është paraqitur në vendin ku ka ndodhur ngjarja në orën 19.00, dy orë pasi është marrë njoftimi. Ndërkohë që vetë OSSHE, në një njoftim të fundit për shtyp ka sqaruar se njoftimi është marrë në orën 16.00 nga banorë të fshatit Fierzë. Sipas OSSHE, elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.

 

Aktualisht pasi është bërë i mundur zbritja e trupit nga shtylla, viktima ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.