Ekzekutimi i dajës së Zamir Latifit, cfarë di gazetari: Ja ç’më tha...

Ekzekutimi i dajës së Zamir Latifit, cfarë di gazetari: Ja ç’më tha Besnik Hida kur e takova

1136
0

 

35-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Lushnjë është daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë në një atentat dy vite më parë po në këtë qytet. Besnik Hida, baba i dy fëmijëve, u vra me kallashnikov teksa pinte kafe në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.

Pak orë pas krimit, makina e autorëve u gjet e djegur në lagjen ‘Sarave’, pranë autostradës në Lushnjë. Detaje rreth krimit të rëndë që tronditi sot Lushnjën ka dhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoxha thekson se është e njëjta skemë krimi që mban nën terror Lushnjën gjatë këtyre 3 viteve. Po ashtu ai pohon se gjatë një takimi që ka pasur me viktimën pak kohë më parë, ky i fundit kërkonte “drejtësi” për vrasjen e nipit më 11 tetor 2017 në atë që njihet si “masakra e Lushnjës”.

“E njëjta dorë, të njëjtët vrasës, e njëjta skenë krimi, të njejtat bataré kallashnikovesh,mbajnë nën terror për 3 vjet rresht, qytetin e qetë e me njerëz punetorë, te Lushnjes.
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e rradhës. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve…kërkonte “drejtësi” per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 në atë, që njihet si “masakra e Lushnjes”. Para se ta ekzekutonin,Besmirit i vendosen eksploziv ne banese,qe te largohej bashke me familjen, jashte vendit. Besmiri, besoi te drejtesia dhe ky shtetit, por sot eshte viktima e rradhës,e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta,qe po mban nen kontroll me dore te hekurt, qytetin agrobujqesor më te rendesishem, ne vend”, shkruan Hoxha.