Aktualitet

Ekspozita e Eliza Hoxhës hapet në Tiranë

By vizional

February 27, 2018

Ambasada e Republikes së Kosovës në Tiranë, në kuadër të organizimeve me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, me datë 26 shkurt ka hapur ekspozitën personale të Eliza Hoxhës “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm diplomatë, figura publike dhe përfaqësues të institucioneve kulturore dhe të organizatave jo qeveritare në Shqipëri. Në këtë ngjarje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, ishte e pranishme edhe vetë autorja e ekspozitës, Eliza Hoxha. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për tri ditë me radhë, nga datë 26 deri më 28 shkurt.

Ekspozitën  “Midis ëndrrës dhe realitetit” e ka hapur i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, i cili theksoi se kjo ekspozitë është e veçantë dhe lidhë shumë faza historike të rrugëtimit të Kosovës nga demonstratat e viteve 90-të të shekullit të kaluar, lufta e fundit e deri të pavarësia e Kosoëvs, duke shtuar se kjo ekspozitë pasqyron njëkohsisht dhembjen tonë, rezistencën tonë, ëndërrën tonë dhe kujtesën tonë historike. Ukshini më tej theksoi se 10 vite janë pak për shtetin e Kosovës, por sipas tij, me siguri pas 10-të viteve të tjera shteti i ri i Kosovës do të jetë më i konsoliduar në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. “Ky jubile i pavarësisë së Kosovës merrë një rëndësi të veçantë, pasi viti 2018 përkon me Vitin e Skënderbeut, figurës tonaë historike që vazhdon të jetë simbol i frymëzimit dhe kohezionit të të gjithë shqiptarëve ” theksoj I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, duke shtuar ne përmbyllje se autorja e ekspozitës, Eliza Hoxha pëfaqëson një artiste krejt e veçantë e cila ka shpërthyer talentin e saj në disa fusha, si arkitekte, si këngëtare, si publiciste dhe si fotografe. “Eliza përfaqëson brezin e Republikës, brezin e pavarësisë, që në të ardhmen Kosovën do ta bejë edhe më të sukseshme”, theksoi në përmbyllje Ukshini.