Eksploziv dhe breshëri plumbash në Kamëz, policia jep DETAJE: Ja banesa e...

Eksploziv dhe breshëri plumbash në Kamëz, policia jep DETAJE: Ja banesa e kujt u sulmua

445
0

Një shpërthim me eksploziv dhe të shtëna armësh tronditën pak pas mesnate Kamzën.  Burime nga policia bëjnë me dije se është sulmuar një shtëpi me armë dhe më pas edhe me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në pronën e Shkëlqim Halilit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materialE.

Informacion paraprak nga Policia Tiranës:

 

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën ‘Bulevardi Blu’, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

 

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të  banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.