Ekspertja: Ja gabimet më të shpeshta që bëhen në kurimin e pacientëve...

Ekspertja: Ja gabimet më të shpeshta që bëhen në kurimin e pacientëve me Covid

316
0

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ka folur për situatën e pandemisë dhe gabimet që kanë bërë mjekët në trajtimin e pacientëve me Covid.

Ajo foli për një studim që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë mbi kohën se kur pacientët me Covid-19 duhet të merrnin antibiotikë.

Mjekja u shpeh se një i prekur nga Covid-19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të infektimit dhe asnjëherë nëse temperatuara nuk është më e lartë se 38.5, teksa ndau këto informacione ajo tha se edhe mjekët shqiptar duket t’i ndjekin këto rekomandime.

“Gabim është dhënia e antibiotikëve më të fortë dhe dhënia në kohën jo të duhur, hapat e nxituara i kemi identifikuar në këtë protokoll. Do të donim t’ua përcjellim kolegëve tanë në Shqipëri qoftë për mjekët në spitalet covid, por edhe për mjekët e familjes. Antibiotikun nuk e japim që në fillim edhe kur s’ka pasur covid. Duhet pritur një javë dhe poshtë 38,5 nuk mund të jepet kurrësesi. Nëse pacienti në vend që të përmirësohet, përkeqësohet e japim pas ditës së 7”, tha ajo për ‘news24’.