Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një gripi agresiv gjatë dimrit! Flet Silva Bino

By vizional

October 31, 2022

Ekspertët shëndetësorë parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve me grip përgjatë muajve të dimrit në vendin tonë.

 

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se mungesa e qarkullimit të gripit në dy vitet e fundit kur ka dominuar COVID, mund të sjellë një ulje të imunitetit të popullatës.“Pritet që të kemi një sezon gripi. Asnjëherë nuk mund të parashikohet, është sëmundja më e paparashikueshme.

 

Megjithatë mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit sjell një ulje të imunitetit të popullatës dhe mund të sjellë me hapjen e shoqërisë dhe me hapjen e të gjithë botës, mund të sjellë rritje të nivelit të gripit si ka ndodhur në hemisferën jugore apo të dhëna që vijnë nga vende si Australia apo Afrika e Jugut”, shprehet ajo për Top Channel.

 

Ajo thotë se rekomandimi i autoriteteve shëndetësore prë të përballuar këtë situatë është vaksinimi. “Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëhkohësisht. Të vaksinohen edhe me vaksinën e gripit. Mund të vaksinohen në të njëjtën ditë dhe në në krah të ndryshëm”, thotë Bino

 

Deri më tani është thënë se në vendin tonë qarkullon virusi i tipit A , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.