
Quhet Daniela Ymeti, dhe është një nga shqiptaret që po kthehet nga Italia me avionin Air Albania të mundësuar nga qeveria shqiptare. Daniela kishte shkuar në Itali vetëm për pak ditë, por kishte ngelur atje, pasi situata ishte kaotike për shkak të pandemisë nga koronavirusi. E pyetur nga portali “Vizion.com.al”, Daniela falënderon qeverinë shqiptare që ju ka mundësuar kthimin, si dhe ambasadën shqiptare në Romë për gadishmërinë që ka treguar ndaj shqiptarëve të cilët kishin ngelur në Itali.
Daniela, kur udhëtuat drejt Italisë?
Une shkova në Itali vetëm për pak ditë, por ngela atje në atë situatë kaotike.
Nga cili rajon i Italisë po ktheheni?
Une po kthehem nga Genova dhe atje ishte shumë e rënduar situata. Këto tre- katër ditët e fundit ra pak vdekshmëria në Genova.
Ju po ktheheni në Shqipëri më Air Albania.Ishin në dispozicion konsullatat dhe ambasada jonë në Romë?
Po unë po kthehem me Air Albania nga Roma. Ambasada jonë ne Rome ka qene ne lartesine e duhur me eshte gjendur shume, dua t’i falenderoj nga zemra. Faleminderit Qeverisë Shqiptare qe na mundesoi kthimin ne atdhe. Nje falenderim e kam edhe per Zëvendës Ministrin e Jashtëm Zotin Agron Tare. Faleminderit na zemra.
Një mesazh për të gjithë shqiptarët..?
Shqiptarëve ju them t’i drejtohen Ambasadës tonë ne Rome sepse aty do gjeni gadishmerinë absolute të stafit.