Kulture

Ekskluzive/Olta Boka: Kam një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat e dashurisë…

By vizional

May 12, 2017

E talentuar, energjike dhe zjarr në skenë. Kjo është këngetarja Olta Boka, e cila  në një intervistë për “vizion.com.al” flet për karrierën e saj shumëvjeçare në fushën e muzikës, për projektet e reja dhe jetën e saj private. Në rrëfimin e saj, këngëtarja simpatike Olta Boka thotë se së shpejti do të ketë një bashkëpunim muzikor brenda familjes së saj. Për jetën private, Olta thotë se ka një marrëdhënie që ka të gjitha ngjyrat si për këdo që është në një marrëdhënie dashurie. E pyetur nëse do të bëjë një dasëm së shpejti, ajo e lë enigmë përgjigjen…

 

 

Përshëndetje Olta si do të doje ta nisim këtë intervistë?

 

Përshendetje Era, do të doja ta nisja me një mirënjohje për ty dhe të gjithë lexuesit.

 

Ti je një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, kujt ja dedikon këtë sukses?

 

Çdokujt dhe çdo situate që më ka ndihmuar të jem në këtë moment.

 

Mos vallë ka ndikuar fakti që ti ke lindur në një familje artisti dhe je rritur me frymën artistike, apo ai që lind për të qënë i suksesshëm bën sukses ?

 

Në rastin tim është i padiskutueshëm ndikimi genetik, por si çdo gjë duhet shoqëruar dhe me komponentë të tjerë thelbësorë për të arritur qëllimin. Suksesi është sa fat edhe punë!

 

Unë di që ti po përgatitesh për një projekt të ri që del së shpejti. Çfarë mund të më thuash për këtë, pra si titullohet ky klip dhe çfarë stili do të ketë kënga jote ?

 

 

Projekti ka rreth një vit e gjysëm që është thuajse i përfunduar.

Për shkaqe të moskontrollit total të rrjedhjes së ngjarjeve akoma nuk është bërë i mundur realizimi total. Duke mos dashur të më shtyhet dhe më shumë, po preferoj të mos jap detaje të tjera..

 

A keni në plan për ndonjë bashkëpunim të ri me babin tuaj Reshit Boka, pasi bashkëpunimi i parë pati shumë sukses?

 

Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja, por gjithësesi brenda familjes do të ketë patjetër një bashkëpunim.

 

Olta, më përshkruaj pak ndjesitë e të  jetuarit në një familje artistësh, pasi vëllai  dhe babi  juaj janë  këngëtarë  të mirëfilltë?

 

Mendoj se e parë përsë largu merr më shumë vlera. Ndikon në ndihmën dhe deri diku mirëkuptimin që vjen si pasojë e pasionit të njëjtë por të mos harrojmë që mbetemi një familje tejet e zhurmshme, ku secili këndon kur të dojë duke i interferuar hera herës dhe të tjerëve.

 

A ndodh që në shtëpinë tuaj të nisi njëri prej jush  të këndojë për qefin  e tij, dhe kur e shikoni që për pak minuta shtëpia juaj është kthyer si festival ?

 

Patjetër, është më e zakonshmja që mund të ndodhë në çdo moment të kohës që jemi bashkë.

 

Olta u bënë kohë që ti merresh me koncertet live, çfarë kënaqësie dhe fitimesh të jep kjo punë që kërkon të rrish netë zgjuar ?

 

Çdo profesion ka koston e tij oportune. Unë kam fatin të kem zgjedhur të bëj gjërat që dua dhe të përmbushem në raport pozitiv me shpërblimin shpirtëror dhe material.

 

Çfarë ndodh në një club nate që ti këndon, Olta pra si fillon dhe si mbaron mbrëmja ?

 

Nuk mundem të përgjithësoj çdo eksperiencë sepse çdo gjë varion në bazë të rrethanave, por mbi të gjitha kanë shkuar ashtu siç duhej.

 

Të flasim pak për Oltën nga ana e zemrës si shkon lidhja, di që je e dashuruar ?

 

Kam një marrëdhënie që ka të gjitha ngjyrat si për këdo që është në një marrëdhënie dashurie.

 

A do të kemi dasëm së shpejti nese jo kur do të martoheni?

 

Nuk do të preferoja të jepja detaje të mëtejshme…

 

Çfarë të mposht ty shpirtërisht në një marrëdhënie dashurie?

 

Mungesa e dashurisë pavarësisht formave me të cilat shprehet.

 

Meqense po vjen vera dhe jemi në prag të pushimeve keni vendosur ku do pushoni

 

Kam disa plane por akoma nuk e kam vendosur.

 

Çfarë të pëlqen më shumë det apo mal ?

 

Më pëlqen çdo gjë që ka lidhje me natyrën ndaj në stinë të ndryshme shfrytëzoj peisazhe të ndryshme.