Ekskluzive/Olta Boka: Kam një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat e...

Ekskluzive/Olta Boka: Kam një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat e dashurisë…

707
0

E talentuar, energjike dhe zjarr në skenë. Kjo është këngetarja Olta Boka, e cila  në një intervistë për “vizion.com.al” flet për karrierën e saj shumëvjeçare në fushën e muzikës, për projektet e reja dhe jetën e saj private. Në rrëfimin e saj, këngëtarja simpatike Olta Boka thotë se së shpejti do të ketë një bashkëpunim muzikor brenda familjes së saj. Për jetën private, Olta thotë se ka një marrëdhënie që ka të gjitha ngjyrat si për këdo që është në një marrëdhënie dashurie. E pyetur nëse do të bëjë një dasëm së shpejti, ajo e lë enigmë përgjigjen…

 

 

Përshëndetje Olta si do të doje ta nisim këtë intervistë?

 

Përshendetje Era, do të doja ta nisja me një mirënjohje për ty dhe të gjithë lexuesit.

 

Ti je një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, kujt ja dedikon këtë sukses?

 

Çdokujt dhe çdo situate që më ka ndihmuar të jem në këtë moment.

 

Mos vallë ka ndikuar fakti që ti ke lindur në një familje artisti dhe je rritur me frymën artistike, apo ai që lind për të qënë i suksesshëm bën sukses ?

 

Në rastin tim është i padiskutueshëm ndikimi genetik, por si çdo gjë duhet shoqëruar dhe me komponentë të tjerë thelbësorë për të arritur qëllimin. Suksesi është sa fat edhe punë!

 

Unë di që ti po përgatitesh për një projekt të ri që del së shpejti. Çfarë mund të më thuash për këtë, pra si titullohet ky klip dhe çfarë stili do të ketë kënga jote ?

 

 

Projekti ka rreth një vit e gjysëm që është thuajse i përfunduar.

Për shkaqe të moskontrollit total të rrjedhjes së ngjarjeve akoma nuk është bërë i mundur realizimi total. Duke mos dashur të më shtyhet dhe më shumë, po preferoj të mos jap detaje të tjera..

 

A keni në plan për ndonjë bashkëpunim të ri me babin tuaj Reshit Boka, pasi bashkëpunimi i parë pati shumë sukses?

 

Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja, por gjithësesi brenda familjes do të ketë patjetër një bashkëpunim.