Vizioni Juaj Informativ

Ekskluzive: Kryeqyteti i Shqipërisë sheh 280 mijë turistë/km² me 5 milionë hashtag-e në Instagram

 

Autor: Arlis Alikaj

Tirana po shënon rekorde në turizëm dhe aktivitet në rrjete sociale. Sipas një studimi të fundit nga Heepsy, kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e katërt midis destinacioneve më të mbingarkuara në Europë për nga numri i turistëve dhe ndikimi social në Instagram.

Me 11.7 milionë vizitorë për vit në një hapësirë vetëm 41.8 km², Tirana regjistron një densitet të jashtëzakonshëm prej 280,000 turistë për kilometër katror. Po ashtu, qyteti ka marrë më shumë se 5 milionë hashtag-e në Instagram, duke u pozicionuar përpara qyteteve të njohura si Parisi dhe Zyrihu në aktivitetin social.

Sipas zëdhënësit të Heepsy, “Investimet në infrastrukturë dhe atraksione të reja si Muzeu i Natyrës hapur në janar 2024, po tërheqin një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, duke bërë të domosdoshme planifikimin e menaxhimit të qëndrueshëm të turizmit.”

Dhe sipas studimit, Tirana është pjesë e listës së 10 destinacioneve më të mbingarkuara në Europë në Instagram, të njohura për intensitetin e turistëve dhe aktivitetin social:

Geneva, Zvicër
Parisi, Francë
Roma, Itali
Tirana, Shqipëri
Luzerni, Zvicër
Zyrih, Zvicër
Barcelona, Spanjë
Lyon, Francë
Stokholm, Suedi
Napoli, Itali

Tirana është bërë së fundmi një destinacion i preferuar ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të mediave sociale në gjithë Evropën.