EKSKLUZIVE-FOTOT E PARA/ Çiljeta dhe Alban Hoxha, kapen ‘mat’ çifti më i...

EKSKLUZIVE-FOTOT E PARA/ Çiljeta dhe Alban Hoxha, kapen ‘mat’ çifti më i bukur shqiptar

880
0

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, janë çift dhe këtë nuk mund ta mohojë më askush… Edhe pse dyshja simpatike është e rezervuar për të bërë komente në publik dhe ka zgjedhur që të frekuentojnë vende jo shumë të populluara, sërish nuk i kanë shpëtuar dot thashethemeve dhe lajmeve për lidhjen e tyre.

Pas deklaratave gjithë siklet të Çiljetës në programin e Rudina Magjistarit dhe të Albanit këtë mëngjes në studion e “Wake Up”, fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI.net konfirmojnë edhe një herë, atë që dy të dashuruarit nuk e thonë dot me fjalë, “po, ata janë bashkë”.

Sipas burimit, fotot janë shkrepur dje, teksa Çiljeta dhe Albani konsumonin kafenë e mëngjesit në një kafene pranë zonës së liqenit, ku banon prej thuajse dy vitesh këngëtarja. Të dy janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë lajm, të gjithë do të ishim shumë të lumtur sikur të kishim një kopje si ata në showbiz-in shqiptarë. Janë të dy të dashur për publikun, Çiljeta për ata që dashurojnë skenën dhe ekranin, ndërsa Albani për ata që adhurojnë fushën e blertë…

Dhe që të dy janë prindër shembullorë, ndaj dhe mendojmë që nëse gjërat do të shkojnë mirë mes tyre mund të krijojnë një familje shumë të bukur. Fernando i Çiljetës e rrezaton në çdo moment dashurinë me të cilën rritet, ndërsa djali i Albanit megjithëse jo shumë publik në profilin e të atit është i rrethuar me dashuri nga të gjithë familjarët.

Historia

Thashethemet për historinë e tyre të dashurisë kanë nisur gjatë pranverës së këtij viti, kur në fillim Çiljeta dhe më pas Albani, postuan fotografi me diçitura që shprehnin simpati për shoqi-shoqin.

Kujtojmë këtu që Çiljeta e quajti Albanin ‘portierin më të mirë shqiptar’, ndërsa ai atë ‘yllin më të bukur’. Nuk kaloi shumë kohë dhe Çiljetën e pamë të shkëmbente komente me familjarë të portierit Hoxha, derisa më së fundmi iu drejtua Albanit në një foto me fjalën ‘dashuri’.

Sigurisht nuk munguan përgjatë këtyre muajve fotot e saj në stadium në çdo ndeshje të “Partizanit” dhe dedikimet e Albanit për të përpara nisjes së çdo ndeshjeje. Por pavarësisht të gjithave ata vendosën të mos dalin në publik për të treguar dashurinë e tyre, të paktën jo deri tani.

Ndoshta, sepse siç tha dhe Çiljeta tek “Rudina” ‘duke u rritur, bëhesh më i përgjegjshëm dhe kupton që gjërat e rëndësishme duhen mbajtur për veten’… Por ju lutemi, mos na e kurseni një çift kaq të bukur sa ju në hapësirën publike shqiptare.