Ekskluzive/ Ervin Bushati : Në vitet 90 muzika kishte shumë ...

Ekskluzive/ Ervin Bushati : Në vitet 90 muzika kishte shumë filtra dhe selektim të fortë profesional

812
0

 

E them me bindje të plotë  që është një ndër këngëtarët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptar.  Edhe pse ka më shumë se dy dekada që këndon, është ende në tregun e muzikës dhe me i kërkuar se kurrë . E kam  fjalën për djalin shkodran me zë të plotë dhe timbër të veçantë. Kishte një look të guximshëm atëherë  që është ngjitur në skenë me grupin Mistre dhe vazhdon të ruaj të njëjtin Look të veçantë eshe sot.  Ervin Bushati vjen në një rrëfim ekskluziv për portalin  “Vizion.com.al” ku tregon mbi fillimet me këngën,  bashkëpunimet që ka realizuar , vështirësitë  që ka muzika sot,  si dhe dallimet që ka muzika e sotme me atë të viteteve 90 .  Ervini  është një  artist i veçantë nga mënyra se si ai bën muzikë, nga mënyra se si vishet, por gjithashtu Ervini ka dhe disa tipare dalluese, ai është shumë i dashur me shoqërinë,  i sinqertë,   ai gëzon respekt nga të gjithë .

Përshendetje Ervin, si po i kaloni këto ditë të nxehta vere ?

Këto ditë të verës të nxehta po i kaloj normalisht nëpër pishina, plazhe por dhe me angazhimet e mia, pasi sapo ka nisur turneu i Maratones së Kënëgës ne TV Klan.  Gjithashtu po shijoj dhe hitin me te fundit e “Jemja”, po ashtu dhe nëpër koncerte, dasma e gezime familjare kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë.

 Ervin ju keni një jetë në skenë më trego pak rrugëtimin tënd të nisur që prej fëmijëris tuaj ? Nga ky rrugetim keni ndonje histori të vecantë që mbani mend?

Kam filluar të këndoj që në fëmijërinë time të hershme.  Në moshën 8 vjeçare, deri në klasë të shtatë, kam qenë pjesë i festivaleve për fëmijë të asaj kohe që organizoheshin në Shkoder si dhe në festivalin mbarë kombëtarë për fëmijë që organizoheshe me 1 qershor , duke marrë edhe çmime 11 vjeç. Një ndër historit e mia mund të përmend atë në vitin 1986, përfaqësova Shqipërinë në Festivalin Ballkanik në Greqi ku unë mbajta një peshë dhe emocione  shumë të madhë në atë turne që në atë kohë shumë kush e kishte ëndërrë. Emë pas isha personazhi kryesor në operën e parë shqiptare për fëmijë. . . Ka qenë një periudhë e mbushur me aktivitete. Më pas studiova për Kanto dhe në moshën 17 vjeçare, krijuam me Jetmir Mehmetin grupin “Mister . Jetmiri ka kompozuar dhe te gjihe këngët e grupit mister .

Ti ke qënë pjesë e grupit Mister si është formuar ky grup ndonëse më i sukseshmi  i viteve 90.Pse u shpërbë ky grup , Nuk mund të harrohen disa prej hiteve tuaja pas viteve ’90. Kujtojmë këtu “Kulti im, familja ime”, “Krimi nuk jam unë”, “Vlera e X-it”, etj?

Isha vetëm 17 vjeç asaj kohe dhe ishte një uauuuuu për mua.  Ishim pjesë e elitës të viteve ’90. Kënga e parë e grupit “Mister” titullohej “Vlera e X-it”, – eksperiencë e jashtëzakonshme. Më pas, qëndruam bashkë gjatë, rreth 9 a 10 vjet, dhe e përfunduam bashkëpunimin me një album me këngët më të mira që kënduam nëpër festivale dhe aktivitete të ndryshme; këngë popullore të përpunuara, sukseset tona si “Vlera e X-it”, “Nuk është një Babilon”, “Fundshekull”, “Mori trandafillja e bardhë”, “Jepma mollën” etj. Më pas, unë vazhdova karrierën sofistike, pjesëtarët e tjerë të grupit po vazhdonin secili rrugën e tyre, edhe unë vazhdova me albumet solo, që janë katër albume sofistike. Që nga nisja e karrierës solo nuk iu ndava më diskografisë shqiptare, duke qenë pjesë me klipe, – ndër të parat e kohës, – me kamerat e thjeshta të asaj kohe. Më se shumti, karriera ime u përqendrua në daljet dhe turnetë jashtë vendit, në diasporë, në të gjithë botën, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

 Ndieni nostalgji  për grupin Mister  por dhe për  kohën dhe artin që bëhej atëherë, Ervin?

Është e vertetë që kam nostalgji për grupi Mister dhe është e vërtetë që ne kemi lënë goxha hite duke kënduar e duke performuar . Sigurisht qe kam nostalgji për këngët e tij ku grup u nda dhe u mbyll me një album me 10 këngë. Ishin këngët më të bukura që kishim performuar pothuajse në të gjitha festivalet e asaj kohe “jempa molle” dhe mori trëndafilljae bardhë”  të cilat pak ditë më parë  unë i kam perfomuar te Alban Dudushi në  Top Shou dhe realisht  kam përjetuar emocione të forta nga mënyra se si u prita nga publiku .

Më tregoni ndonjë detaj të veçantë të këtij grupi, pra ku qëndronte suksesi i tij. Pasi siç e dimë kishte dhe të tjerë grupe muzikore siç ishte Elita 5 , grupi Spirit Voice etj ?

Suksesin e këtij grupin nuk di ta them me ekzaktësi, por unë kam si shprehje në atë kohë këngëtarët o e kishin yllni o jo. Unë mendoj se ne e kishim yllin, ky grup starton me kengët “ Mori trëndafilja e bardhë” “Jepma molën”  rruma denc ishte rrumë e re e asaj kohe rrepi ishte tekno denc, kombinimi i zërave ,kompozimet e Jetmirë Mehmetit mbese të gjitha këto e bëjnë më të veçantë këtë grup.

Si ka qenë publiku i atëhershëm, krahasuar me këtë të sotmin?

Kishte më shumë autoritet këngëtari në ate kohë, ishte vetëm një tv dhe një radio ,kishte shumë filtra, nuk mund të këndonte çdo kush në atë kohë nuk dua te paragjykoj asnjë këngëtarë apo këngëtare, Grup apo rryma të ndryshe muzikore që kanë hyrë tani, por ishte një selektim i fortë dhe profesional. Më vjen mirë që unë jam pjesë e këtij selektimi realisht kam mësuar shumë nga festivalet e asaj kohe të dikurshme pas  viteve 90 ku ishte një muzikë e mrekullushme ku akoma dhe sot këndohet .

 Jeni një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës shqiptare. Çfarë e bën një këngëtar të suksesshëm, sipas jush?

Nuk di të jap receta e kush e bën një këngëtarë të famshëm apo të sukseshëm, por unë di të them se kam punuar shumë që i vogël, mbase e gjithë kjo është ajo që unë po vjel tani  gjërat që kam investuar gjithë jetës kam punuar shumë e shumë e mendoj se kam akoma për të dhënë mendoj se jam një këngëtar i kërkuar,  por faleminderit dhe ju që më shikoni me syrin real sot.

 Çfarë e bën të veçantë Ervinin, si këngëtar edhe pse ke shume vite në skenë ndjeheni ende i ri ?

Duke filluar nga emri Ervin,  nga mënyra se si i trajton këngët, se si ka rrjedhur në vite nga stili i muzikës nga veshja të gjitha këto së bashu bëjnë një profil që e identefikon nga të tjerët pasaj e kam shumë të vështirë të flas për veten duhet te pyesni të tjerë.

 Keni interpretuar shumë duete, me këngëtarët më në zë në Shqipëri. Si nisin projekte të tillë?

Në fillimet e mia, unë pata disa ftesa nga këngëtarë shumë të mirë të këngës popullore si, Irini Qiriako, Bujar Qamili, për të bashkëpunuar me mua dhe ishte privilegj, sepse janë ikona të muzikës popullore qytetare. Kam pasur duete edhe me Artjola Toska, Soni Malaj, Myfarete Laze si dhe me këngëtaret trendi të atyre kohëve, Anjeza Branka dhe Sabina Dana. Duetet më kanë pëlqyer gjithmonë, më duket sikur janë të destinuara të bëhen hite, më ka pëlqyer edhe të inkurajoj këngëtaret e reja, duke bashkëpunuar me to, siç është rasti i Sabinës. Kanë ecur mirë dhe është një eksperiencë e bukur. Mua edhe më shkojnë duetet. Lind natyrshëm dueti e mua disa nga këto duete më kanë ardhur shumë natyrshëm e janë kthyer në hit-e.

 Ju këndoni live. A duhet të rikthehet më shumë të kënduarit live në trend?

Mua m’u bënë vite që këndoj live. Këto kohë nuk mendoj se është në trend të mos këndohet live, mendoj se, në fakt, play-back ka mbaruar punë. Janë disa këngëtarë që nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshe si grupet RNB ose vajzat që bëjnë shoë. Tani këndohet live, veçanërisht nga këngëtarë të brezit tim. Ne këndojmë të ftuar nga njëri kontinent në tjetrin. Nuk të pranon njeri po nuk këndove live. I bëjnë mirë dallimet e për mua, është shumë më mirë. Ndoshta ne jemi të lodhur nga udhëtimi, nga ditët e ngjeshura kur shpesh kemi edhe tre apo katër koncerte rresht, por është kënaqësi të këndosh live. Normalisht, vokali nuk është si në ditën e parë, por emocioni është krejt tjetër. Je më afër njerëzve, jep e merr emocion.

Ke pak dite q eke alancuar klipin e ri e “Jemja” bashkepunimin me kengetares simpatike Blerina Braka si eshte pritur kjo kënëg ? E” jemja” çfarë kuptimi ka , pra një këngë e kushtuar apo…

 

Sapo kemi nxjerrë këngën tonë të re, “Je e jemja” me kolegen dhe mikeshën time Blerina Braka. Kishim kohë që e diskutonim këtë projekt. Është një këngë verore, e realizuar nga “Max Production”, ngjyra vere, e menduar mirë. Na shkon shumë të dyve. Kënga është krijim i Blerinës, por edhe unë kam dorën time. E kemi shumë të dashur këtë këngë dhe e ka plotësuar pritshmërinë tonë. Mendoj se do të jetë një nga hit-et e kësaj vere. Kënga flet për një histori dashurie të një vajze që shtë zhgënjyer  që në ktë rast është  blerina por që ka nje shok  që e prêt në cdo mement e i thote  që ti je e jeman që në ktë rast jam unë   është njuë fabul shumë e bukur e kënëgs.

Det apo Mal?

Pushimet janë kryesishtë jo  të plota por ditore dhe fund jave . Jamë kryesishte në detë por që më pëlqen dhe mali

Jeni natyrë tolerante?

Nuk mund ta përkufizoj veten si natyre  që toleroj por ka vend për të toleruar dhe toleraj pra varet nga moment situata.

Gënjeni apo ju gënjejnë?

Po pashje dhe genjejmë por dhe na gënjejnë,  por genjeshtra pa dëm ahhaah

Po në kohën tuaj të lirë çfarë bëni?

Në kohën tonë të shkurtër, nëse një natë më parë kemi qenë në punë, e kompensoj gjumin për të marrë orët që nuk i kemi bërë, sepse nuk është shumë e thjeshtë performosh live në koncerte dhe në vende me distanca. Ka pasur raste kur kam qenë për gati 4-5 ditë rresht në udhëtim nga njëri shtet në tjetrin dhe këto të marrin kohën e vetë… Por që mundohem të lexoj diçka, të merrem me not, fitnesin e kam pasur shumë qejf, mundohem e filloj e le për shumë shkaqe, vrap nëpër kodrat e liqenit, me shoqërinë dalim e pimë nga një gotë. Shoping bëj shumë është një nga pasionet e mia, më shijon shumë kjo pjesë. Gjithashtu shkoj në studio ku projektoj planet e mia të ardhshme.