Kulture

Ekskluzive/ Aktori Ferdinand Prendi në një tjetër film aksion: “Unë kam lindur për të qenë aktor”

By vizional

August 01, 2018

Aktori Ferdinand  Prendi tregon për  “Vizion.com.al”  pjesëmarrjen e tij në filmat akion si dhe planet për të ardhmen e tij si aktor në zhanrin e filmave aksion.  Ferdinandi më pare ka bërë shoqëruesin e bosave nëpër Europë, ndonëse nuk pranon të na tregojë emrin e ndonjërit prej tyre, ndoshta pikërisht për shkak të statusit dhe rolit që këta persona kanë patur në jetën publike. Mirëpo, Ferdinandi thotë se gjithmonë e ka ëndërruar të bëhej aktor dhe të luante në filmat aksion. Ai gjithmonë ka tentuar të jetë një artist dhe veçanërisht  ne filmat aksion.

Për ata që ende nuk ju njohin…. Kush është Ferdinand Prendi?

Unë gjithmonë kam tentuar të jem një artist. Më pëlqen fama veçanërisht filmat aksion. Prej fizikut dhe shkathtësisë time, shumë njerëz kanë menduar se edhe unë mund të jem mafioz, por jo. Unë nuk kam të bëj më këtë. Unë kam lindur për të qenë aktor.

Si lindi dëshira për tu bërë aktor?

Deshira lindi për tu bere actor, sepse une e kam pasion aktrimin dhe kam lindur për këtë.

Pse pëlqen pikërisht filmat aksion?

Mua më pëlqen të jem protagonist në filmat aksion sepse aty përshtatem më mirë, qoftë me fizikun tim, por edhe rolet e filmave aksion me kanë pëlqyer gjithmonë.

Çfarë mendon se mund ta tërheqi një regjisor për të të ftuar të luash në filmin e tij?

Një Regjizor mund te terheqi aftesia dhe shkathetesia ime per te luajtur ne filmata ksion. Siç edhe u shpreha me perpara unë jam i lindur për të luajtur role në filmat aksion dhe gjthmone regjisorët kanë parë tek une natyren time pak te egër por edhe shkathtesinë time.

Përveç këtu në Shqipëri, ke oferta për të luajtur filma jashtë vendit?

Kam pasur disa oferta nga regjisore te huaj, por jam duke i shqyrtuar dhe besoj se së shpejti do ta mësoni bashkëpunimin e parë që mund të kem në filmat e huaj aksion.

Si ishte për ty eksperienca e parë në filmin “Drejt fundit”?

Eksperinca gjatë filmit “Drejt Fundit” ishte fantastike.Unë dhashë maksimumin e duhur aq sa i takonte atij filmi. Ishte filmi im i parë dhe natyrisht që në fund mori edhe pëlqimin nga publiku.

Mendon se në Shqipëri realizohen profesionalisht filma të karakterit aksion?

Besoj se në Shqipëri ka shumë mundësi te realizohen filma Aksion dhe mendoj qe edhe publiku shqiptar ka shume deshire qe te shohe filma aksion te realizuar nga regjisor shqiptarë.

Dukesh natyrë e egër, jo vetëm në film por edhe në jetën e përditshme, sa mendon se të ndihmon kjo gjë edhe në film?

Mendoj se natyra ime serioze në jetën time të përdishme jep më shumë energji  për ta interpretuar më bukur rolin tim në film.

Pas interpretimit të filmit “Drejt Fundit”, keni ndonjë projekt tjetër?

Jam duke marrë pjesë në një tjetër film që titullohet “Dashuria s’mjafton”, por për më shumë detaje do të flas në intervista të tjera kur filmi të përfundoj. Ndryshe nga shumë të tjerë nuk kam mbaruar një shkollë për këtë por e kam patur gjithnjë dëshirë dhe talent.

Kush e ka zbuluar talentin tuaj për të aktruar?

 

Shpesh ma vinin në dukje miqtë porDrilon Hoxha është ai që më ka pikasur e më bëri pjesë të regjisë së tij.

 

Cili është roli që luani ju në filmin aksion “Drejt Fundit”?

 

Bodigard ka qenë një nga rolet kryesore.

A keni pasur oferta nga regjisorë të huaj?

 

Kam pasur oferta dhe jam ende në bisedime. Kam patur oferta nga regjisorë italianë, por jam ende duke  i parë. Do të jem edhe në pjesën e 3-të të filmit “Plumbi i Fundit”.

 

“Drejt Fundit”  është një film aksion me “luftë”, seks e drogë. Ju si I keni marrëdhëniet me drogën e femrat?

 

Me drogën nuk kam patur asnjëherë asnjë marrëdhënie. Nuk kam patur ndonjëherë lidhje me krimin dhe pse kam qenë shoqërues bosash, njerëzish të rëndësishëm në Europë. Me femrat…shumë të mira (qesh).

 

Kush janë këta bosa? Mund të na zbuloni disa prej tyre?

 

Kjo mbetet personale. Nuk jam i detyruar t’i them apo jo?

 

I detyruar jo,  por publiku ka interes….

 

Po por… (nuk përgjigjet dhe prêt për pyetjen tjetër)

 

Intervistoi: GazmendAgaj