Eduard Ndocaj me maskë oksigjeni, ish-deputeti i nënshtrohet një operacioni në Itali,...

Eduard Ndocaj me maskë oksigjeni, ish-deputeti i nënshtrohet një operacioni në Itali, gruaja mesazh dashurie: Ti je forca ime, të dua

487
0

Eduard Ndocaj i nënshtrohet një operacioni në Itali. Gruaja i shpreh dashurinë: “Ti je forca ime, të dua”.

Featured image of article: Eduard Ndocaj me maskë oksigjeni, ish-deputeti i nënshtrohet një operacioni në Itali, gruaja mesazh dashurie: Ti je forca ime, të duaEduard Ndocaj me maskë oksigjeni14 Janar, 2020 11:59 Përditësuar: 12:18

Itali- Ish-deputeti Eduard Ndocaj është operuar ditën e sotme në spitalin ‘Morciano di Romagna’ në Itali. Këtë lajm e ka dhënë në rrjetet sociale gruaja e tij Valentina, ku tregon se operacioni doli me sukses dhe në të morën pjesë edhe mjekë shqiptarë. Ajo i shpreh dashurinë burrit të saj teksa shkruan se Ndocaj është forca e saj.

 

“Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Ti je forca ime, të dua. Nje falenderim te veçantë per doktorin shqiptar qe mori pjesë ne operacionin e bashkëshortit tim ketu ne Morciano di Romagna. Po e them me keqardhje per vendin tim, si nuk ju jepet mundesia dhe kushtet doktorarave qe te zotrojnë punen e tyre ne vendlindje.  Janë aq te zotë mjeket tanë neper botë se i jepet mundesia te zoteroje punen dhe te vlersohen. Se per mjekësi,  Shqiperia ja kalon Afrikes, Zot ndimoji shqipetaret kudo që ndodhen”, shprehet ajo në rrjetin social Facebook.