Editorial/ Të vdesësh duke u qeshur! Nga Alfred Meminaj

Editorial/ Të vdesësh duke u qeshur! Nga Alfred Meminaj

446
0

Ata që e përbuznin ata që bënin selfie, dhe ata që qeshinin,  sot  do ishte më mirë nje lule mbi të dhe një fjalë ngushëllimi njerëzve të paktë që la.

Editorial nga Alfred Meminaj

 

Ardi Daullxhiu i mjeri dhe i vetmi i famshëm nē Shqipëri që kurrë nuk shau njeri si gjithë budallenjtë e ekraneve,  iku mbrëmë lart në qiell. Ataku  kardiak i menjëhershëm nuk e la të merrte frymë. Pusho nē paqe përgjithmonë. Ardi pa gjithmonë punën e tij me fatet që i ranë në jetë nga Zoti. Ardi u bē i njohur përmes “Zonë e Lirë”dhe rrjeteve  sociale.Qeshën  një kategori nivelesh të ndryshme, të tjerët e qanë.

Ata që e përbuznin ata që bënin selfie, dhe ata që qeshinin,  sot  do ishte më mirë nje lule mbi të dhe një fjalë ngushëllimi njerëzve të paktë që la.

Ishte Ardi që jetoj mjerimin me një torbë me fara lule dielli dhe që nuk prishi qejf me njeri “kush je ti mer “çfarë je ti mer ska më”.Ardi la pas një vajzë të vogēl skamjen dhe mjerimin.

Mē biçikletën që nxitoj të merrte ndihmën e parë u rrëzua pranë territorit të Spitalit të Durrësit.Ai ngeli  vetëm i pa njeri me shpresën se një ditë do të bëhet mē mirë gjatë kohës që jetoj.

Tē qeshēsh  me budallenj vërtet ja u bëj  hallall,por të qeshje me fatkeqësitë e Ardit këtu tërhiqem,sepse Ardi nuk ishte për të qeshur ,por për tu qarë.

Të gjithë do kemi një fund ,por në fund tē gjithë vemë dorën në zemër me fjalën gjynah.E qëshëm e përbuzëm e shamë dhe ashtu duke qeshur në frymën e fundit ,qeshi dhe e qeshën.

I tillë ishte Ardi.I foli njërëzve për fukarallëkun e tij , i foli njerëzve për jetën e tij,por ne prap e  qeshëm me njē grusht me fara lule dielli.

Sot ata që qeshën le tē blejnë një trëndafil dhe tja hedhin atje në banesën e tij të fundit që të pushojē nē paqe me zogjtë dhe të qajë me ta përgjithmonë.

Të qoftë dheu i lehtë Ardi.