Edi Rama: S’mund ta bëjmë tutorin e Kosovës, korrigjimi i kufijve luan...

Edi Rama: S’mund ta bëjmë tutorin e Kosovës, korrigjimi i kufijve luan me fatin e shqiptarëve

353
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është deklaruar për herë të parë në lidhje me idenë e korrigjimit të mundshëm të kufirit Kosovë-Serbi. Në një debat televiziv në Shqipëri, Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka theksuar se nuk mund ta luajnë ‘mësuesin për Kosovën’ ndonëse nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë. Më tej ai nuk ka pranuar nëse është dakord apo jo me korrigjimin e kufijve Kosovë – Serbi, por ka thënë se kjo çështje ka në dorë fatin e shqiptarëve për shumë vite: ”Ne nuk mund të bëjmë tutorin e Kosovës, as se kemi bërë kurrë. Korrigjimi i kufijve është një çështje kur luhet me fatin e shqiptarëve për shumë vite që vijnë”. ”Çfarë do të thotë të jesh pro-korrigjimit apo kundër – është krejtësisht e pamjaftueshme për një çështje kombëtare”. ”Kjo nuk është indiferencë, as të qenit dakord me këtë ide por as të qenit kundër kësaj ideje por ka të bëjë me vetëdijen që çështja është shumë rëndë”. ”Ka një qasje të jashtëzakonshme dhe qasja duhet të jetë e vetëdijshme”. ”Në këtë proces të gjithë ata që kanë eksperiencë, një peshë të përfaqësimit – duhet të kontribuojnë”. ”Këto që po dëgjojmë nuk janë kontribute, janë kakofoni që na nxjerrin në një dritë jo fort të lavdërueshme si botë politike shqiptare”. ”Kam folur me një pjesë të madhe të atyre që kanë dashur të flasin me mua për këtë çështje”. ”Të hysh në debat për korrigjim dhe jo korrigjim, është papjekuri”.