Edi Rama shkon te FEVZIU sonte dhe shkruan: Intervista e parë paqësore,...

Edi Rama shkon te FEVZIU sonte dhe shkruan: Intervista e parë paqësore, qysh nga shekulli i kaluar (FOTOT)

376
0

Kryeministri Rama lajmëron se mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në emisionin e moderatorit dhe gazetarit të njohur Blendi Fevziu.

 

Rama ndan dy foto nga intervista e parapërgatitur me Fevziun, dhe shkruan se ajo do të jetë e para intervistë e tij paqësore me drejtuesin e “Opinion”. Intervistat dhe emisionet kur Rama ka qenë i ftuar përballë disa panelistëve, kanë pasur debate të shumta, të cilat kanë prodhuar lajme dhe jashtë studios.

 

“Mirëmëngjes, dhe duke ju uruar një ditë sa më të paqme në vigjiljen e natës së bekuar të Krishtlindjeve, ju ftoj të ndiqni sonte në mbrëmje intervistën time të parë paqësore me Blendi Fevziun qysh nga shekulli i kaluar”, shkruan Rama dhe ndan fotot e mëposhtme.