Edi Rama komenton për herë të parë deklaratat e Vjosa Osmanit: Nacionalizëm...

Edi Rama komenton për herë të parë deklaratat e Vjosa Osmanit: Nacionalizëm vulgar! Shfaqet që Shqipëri dhe bën politikë me traun, ai është pagesë për rrugën

354
0

Kryeministri Rama komenton për herë të parë deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, e cila javën e kaluar ishte në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo kërkoi që trau në Kukës të mos jetë kufi mes dy shteteve shqiptare.

 

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Kosovën, por kjo e fundit ka probleme me veten.

 

“Ne nuk kemi asnjë problem me Kosovën, përkundrazi, Kosova ka probleme me veten. Politika e jashtme është bërë politikë e brendshme dhe politika e brendshme është bërë politikë e jashtme”, tha Rama. Më tej, ai i quajti deklaratat e Osmanit ndaj Serbisë si “nacionalizma vulgare” që i bëjnë dëm vetes.

 

Pjesë nga deklarata e Ramës:

 

Ne nuk kemi asnjë problem me Kosovën, përkundrazi, Kosova ka probleme me veten. Politika e jashtme është bërë politikë e brendshme dhe politika e brendshme është bërë politikë e jashtme.

 

Një presidente ne detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të jashtme me këtë shtyllë të politikës së brendshme. Edhe me traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë dhe të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Me demagogji dhe propagandë absurde.

 

 

Ai nuk është kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sikundër trau i ri që do vendoset në Milot-Fier. Nuk do jetë kufi mes Shkodrës dhe Tiranës dhe Tiranës dhe Fierit. Kjo është groteske dhe jodashamirëse. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipiria. Ky është një tra që do e paguajnë të gjithë ata që përdorin rrugën.

 

Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotualluar thikën e nacional-folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete krejt të tjera nga mjetet e luftës përpara se të fitohej liria. Facebook, Instagrami, deklaratat nuk zëvendësojnë pushkët dhe as nuk përdoren si pushkë. Thjesht dhe vetëm lëndojnë dhe plagosin veten.