Diaspora

EDHE NJË XHAMI E RE I SHTOHET ZVICRËS

By vizional

October 28, 2024

Ditën e shtunë, 26.10.2024, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai morri pjesë në hapjen solemne të Xhamisë së re “ Darul Erkam”, në HERZOGENBUCHSEE të Zvicrës.

Reisul Ulema ua uroj xhaminë e re në emër të Bashkesise Fetare Islame edhe në emër të besimtarëve musliman të Maqedonisë pastaj ne mes të tjerave shtoi: “sot bëjm hapjen e një xhamie të bukur me një arkitekturë shumë të veçantë, e cila nuk do jetë vetëm një vend adhurimi por edhe një shtëpi për komunitetin tonë, një qendër për ngritjen shpirtërore dhe një simbol i unitetit, paqes dhe mirëkuptimit”.

Në fund Këshilli i Xhamisë ndau një mirënjohje për Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame

njëkohësisht edhe Kryetari ndau mirënjohje për Këshillin e Xhamisë.

 

Gjithashtu, në mbrëmjen e të po të njëjtës ditë u organizua nga xhamia një panel, ku Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai së bashku me Prof. Dr Zekirija Sejdini diskutuan rreth sfidave të muslimanëve në perëndim në kohën bashkëkohore, ndërsa pastaj të pranishmit kishin mundësi edhe të parashtrojnë pyetje për problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.

 

Në këtë manifestim, Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame e shoqëruan: Myftiu i Tetoves Dr. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Drejtori i sekrorit për Diasporë Mafiz ef. Rustemi, Përgjegjësi për marrëdhënie me Republikën e Turqisë Nizam Reshit, si dhe shumë hoxhallarë të tjerë të cilët edhe më shumë ia shtuan madhështinë eventit.