Edhe Forumi i Gruas mbërrin në selinë e PD-së, çdo derë është...

Edhe Forumi i Gruas mbërrin në selinë e PD-së, çdo derë është e mbyllur: Kjo ska ndodhur as në 97’, deputeti Basha na ka vendosur drynin!

311
0

Edhe Forumi i Gruas të Partisë Demokratike ka mbërrutur ditën e sotme në selinë e PD-së por nuk kanë mundur të hyjnë dot brenda.

Pasi provuan të gjitha dyert të cilat rezultonin të kyçura, gjatë deklaratës për mediat demokratet thanë se PD-ja është katandisur në ditën e saj më të zezë. Sipas tyre selia blu nuk ka qenë e mbyllur as në vitin 1997.

“Ju falenderojmë se çfarë pasqyroni, ne jemi forumi i gruas sot kishim takim pune me kryetarët e degëve, sic e parë ju dyer e partisë na janë mbyllur, kemi mbi 31 vite që hyjmë dhe dalim nuk na ka ndodhur as në 97’ ku PD u rrënua por ne hynim dhe dilnim sa herë donim. Na vjen keq që deputeti Basha na ka vendos drynin , nesër do të jemi bashkë këtu për të marrë selinë. Me referendum ne shkarkuam Bashën”, tha demokratja.

Kujtojmë që prej 3 ditësh deputetë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë tentuar të hyjnë brenda selisë së PD-së por gjithçka ka qenë e mbyllur. Gazment Bardhi ka sqaruar se dyert qëndrojnë të mbyllura pasi brenda godinës po kryhen punime.

Shperndaje