Eci me orë të tëra me babanë në shpinë që të vaksinoheshin/...

Eci me orë të tëra me babanë në shpinë që të vaksinoheshin/ Historia prekëse e fotos virale në Amazonën braziliane

189
0

Fotoja e një burri indigjen që mban në shpinë të atin për të marrë një vaksinë Covid-19 në Amazonën braziliane është bërë virale në  të gjithë botën.

Ky moment është kthyer në simbol të logjistikës së komplikuar të vaksinimit në një nga zonat më të largëta të botës.

Fotoja e realizuar nga një mjek tregon 24-vjeçarin Tawy duke mbajtur Wahun, 67 vjeç, pasi të dyve iu dha një dozë vaksine.

Atyre iu desh të ecnin me orë të tëra nëpër pyll për të arritur në vendin e vaksinimit.

 

Të dhënat zyrtare thonë se 853 njerëz indigjenë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, por grupet e të drejtave indigjene thonë se ky numër është shumë më i lartë.

 

Një sondazh nga Apib, një OJQ braziliane, tha se 1,000 njerëz indigjenë kishin vdekur vetëm midis marsit 2020 dhe marsit 2021.

 

Tawy dhe Wahu i përkasin komunitetit indigjen Zo’e, i cili ka rreth 325 anëtarë.

 

Ata jetojnë në izolim në dhjetëra fshatra në një zonë të barabartë me 1.2 milionë fusha futbolli në shtetin verior të Pará.

 

Erik Jennings Simões, mjeku që bëri foton tha se Wahu mezi shihte dhe ecte me vështirësi për shkak të problemeve kronike të urinës.

 

Ai vlerësoi se Tawy e mbajti babanë e tij në shpinë për gjashtë orë.

 

“Ishte një demonstrim shumë i bukur i marrëdhënies mes tyre”, tha Dr Simões për BBC Neës Brasil.

 

Fotografia është bërë në janar të vitit 2021, në fillim të fushatës së vaksinimit kundër Covid-19 në Brazil, një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia.

 

Por Dr Simões e ndau atë në Instagram vetëm më 1 janar të këtij viti, për të dërguar një “mesazh pozitiv në fillim të vitit të ri”.