E zhdukur prej një jave, nëna dhe vëllai marrin vesh lajmin në...

E zhdukur prej një jave, nëna dhe vëllai marrin vesh lajmin në emision live, 17 vjeçarja kthehet në shtëpi, mesazhi i dyshimtë i shoqes

5320
0

Një javë më parë, u raportua në media zhdukja nga e 17-vjecares nga Lezha, Valentina Cuni, e cila dyshohet se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin.

 

 

Por të hënën e djeshme, vajza është kthyer në shtëpi gjatë kohës që rasti i saj trajtohej në emisionin ’’Pa gjurmë”. Përgjatë transmetimit live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimin në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.

 

Një vajzë që pretendoi të jetë mikesha 17-vjeçares, me anë të një mesazhi dërguar në emision sqaronte arsyet e largimit të Valentinës:

 

“Valentina ndodhet në një banesë në rrugën ’’Ali Demi’’, në Tiranë dhe është larguar nga shtëpia për shkak të zënkave me familjarët, veçanërisht me një prej vëllezërve. Nuk e mban njeri me zor, por nuk dëshiron të kthehet në familje.” ka thënë mikesha e 17 vjeçares.

 

hqdefault

 

Por mesa duket ky mesazh ka qenë i qëllimshëm, pas presionit mediatik që ndikoi në kthimin e 17 vjeçares në shtëpi.

 

’’Është kthyer në shtëpi, por nuk dëshiron të flasë. Eshtë mirë me shëndet’’-tha Kristjan Cuni, vëllai i 17-vjeçares, kjo e fundit nuk pranoi të flasë live në studio.

 

Valentina Cuni doli nga shtëpia rreth orës 07:30 të hënën e datës 23 shtator dhe nuk u kthye më. Ditën që u largua nga shtëpia ishte mjaftuar vetëm me një mesazh që i kishte dërguar të vëllait atë pasdite, ku i shkruante se ndodhej me një shoqe dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi. Që nga momenti i humbjes, celulari i adoleshentes rezultoi i fikur. Ajo jetonte me dy vëllezërit më të mëdhenj dhe me nënën e saj, pas ndarjes së dy prindërve 15 vite më parë./reporttv