Lajme

E Vërteta E Sherrit Mes Kushërirave, Sqaron Albërije Hadërgjonaj: “Fëmijët E Motrës Sime I Dua Shumë, Por Ndonjëherë

By vizional

April 29, 2019

Muaj më parë pati një bujë të madhe në rrjetet sociale “sherri” mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosaj.

Asokohe u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës. Mirëpo, a ishte “make up artist”-i me famë botërore Ariel Tejada “molla e sherrit” mes tyre?

E ftuar në “E Diell”, në Top Channel Albërija sqaroi me detaje të vërtetën e asaj ngjarjeje.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me radhë”, rrëfeu ajo.

Mirëpo, si po shkojnë aktualisht punët mes familjes Hadërgjonaj dhe asaj Ramosaj? A kanë më inate mes tyre apo jo?

“Këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija, duke sqaruar kësisoj njëherë e mirë “zënkën” e famshme që pushtoi muaj me radhë portalet shqiptare.