Jessy Hennessy, braziljania e cila është transferuar prej pak javësh në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes në kastin e “Dance With Me”, nuk është arrestuar.
Përkundër lajmit dhe fotos së botuar nga mediat kosovare, lapsi.al arriti të kontaktojë me produksionin e spektaklit të kërcimit të cilët mohuan në mënyrë kategorike incidentin me policinë. “Jessy është në hotel duke u bërë gati sepse pas pak ka prova me trupën e baletit” – tha një burim brenda stafit të “Dance With Me”.