Kjo është faqja e zezë e kësaj policie e qeverie, por edhe e jona që e tolerojmë.
Duke ndjekur sot deklaratat e Ardi Veliut ne Komisionin e Sigurisë sinqerisht kam ngelur pa fjalë e pa mendje, jam shokuar e trishtuar pa masë, ç’farë mentaliteti ka drejtori i Policise së Shtetit, këshilltarët dhe bashkëpuntorët e tij.
Del dhe shfaq një vidio të nënës së djalit të dhunuar në mënyrë barbare nga policia. Dhuna e policëve ndaj adoleshentit ishte as më pak e as më shumë se një kafshëri.
E para adoleshenti ishte vetëm dhe jo agresiv, jo i amatosur madje as nuk i kundërshtoi policët pasi duket qartë në video.
Propocionaliteti i dhunës së ushtruar është totalisht i pa justifikuar pasi aty ishin 5 policë të armatosur dhe me forca mbështetëse, përballë një fëmije në biçikletë.
Në vend që Drejtori i Policisë dhe strukturat e tjera përgjegjëse të bënin hetimin dhe ndëshkimin e punonjësve të policisë për dhunën e ushtruar në shkelje të ligjit dhe pa asnjë arsye.
Fillon hetimi për prejardhjen familjare të adoleshentit të dhunuar??
Tani duhet të gjejmë prova dhe fakte që djali i dhunuar vjen nga një familje me biografi të keqe!!
Ta demaskojmë publikisht familjen e djalit që të përligjim dhunën e ushtruar ndaj tij. Kjo është fatalitet, turp, mjerim, poshtërsi komunizëm madje madje këto janë shumë pak. Nuk gjej dot fjalët ta përshkruaj se ç’farë është.!!!!
Po mirë more ti jo Zotëri Drejtorë???
Policia dhe shoqëria ç’farë duhet të bëjë me djalin apo vajzën e një të dënuari për vrasje, vjedhje, trafik droge, prostitucioni. etj.etj.
Duhet t’i rrahim, t’i dhunojmë, t’i përbuzim, t’i lincojmë, poshtërojmë madje t’i demaskojmë edhe publikisht me vidio fake….
Po mirë more jo i nderuar e jo zotëri Drejtorë.
Po ç’farë faji ka një adoleshentë edhe nëse ka fatkeqësinë të vijë në jetë nga një nënë apo baba jo i denjë, hajdut ,vrasës , kriminel prostitute etj.etj.
Kështu duhet t’i trajtojë shoqëria këta???
Ti me bashkëpunëtorët e tu keni rrëmuar në jetën private të një nëne kryefamiljare për ta demaskuar atë publikisht dhe për të justifikuar dhunën tuaj ndaj djalit.
Pasi e keni dhunuar në mënyrë kafshërore tani vazhdoni ta poshtëroni edhe më zi.
PO SI NUK KENI PAK TURP!!!!
Tani jam i bindur se adoleshentin e paskeni dhunuar vetë ju…..!! aspak i nderuar Drejtor dhe ai që të mban ty në punë?
Ti duhet të largohesh një orë e më përpara! Atë që ke bërë me adoleshentin në biçikletë me bashibuzukët e tu, dhe e bëre vetë sot me zë e figurë me nënën e tij të nderuar….!!!!
E ke bërë me fëmijët e mi dhe me familjen time dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.
SHAME ON YOU.
- Ju kërkoj ndjesë lexuesve të mi për indinjatën dhe mungesën e etikës, por nuk gjeja dot gjuhë tjetër…