E tradhtova burrin me shokun e tij të ngushtë, ja pse…

E tradhtova burrin me shokun e tij të ngushtë, ja pse…

1679
0

pp-p-212-933x445

Po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah, si do të ishte marrëdhënia jonë. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe.

U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht. Mbështeteshim dhe e respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave. Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për net të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e jetës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit. Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por, me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk mbetesha dot shtatzënë. Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë.

Pavarësisht nga gjendja që po kaloja, asnjëherë nuk e kam menduar se do ta tradhtoja tim shoq. Pavarësisht se mbetesha një femër shumë pasionante, e dija që tashmë jeta ime kishte marrë një drejtim të caktuar dhe nuk mund të bëja gabime të tilla, por Zoti gjeti pikërisht atë kohë për të më bërë dhuratë dashurinë e jetës sime. A. ishte shoku i burrit tim. E di çfarë po mendoni, që është diçka e vështirë ajo që do t’ju tregoj, por, në fakt, e di se ju kurrë nuk do ta kuptoni dot atë që ndieja unë në ato momente. Unë doja të ndihesha femër, e dashuruar, ndaj dhe vendosa t’i pranoja përkujdesjet e A-së, të cilat në fillim ishin miqësore dhe më pas nisën të kishin natyrë sentimentale.

Me rastin e një feste të organizuar, në një skutë të fshehur midis një morie njerëzish, u konsumua marrëdhënia jonë e parë. Ishte e fuqishme, e plotë, shpërthyese. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu. U ndjeva femër, u ndjeva e re, u ndjeva sërish plot jetë dhe besim.

Pa dyshim, pasuan edhe shumë takime të tjera. Sigurisht që e dija se ishte një gjendje që nuk do të mund të shkonte asgjëkundi, por nga ana tjetër ndihesha mirë, e dëshiruar, nuk doja që kjo lidhje të mbaronte.

Ndërkohë, marrëdhëniet e mia me tim shoq vazhdonin, por ishin më të rralla. Më dukej si një njeri i panjohur në krevat, ndërkohë që në jetën tonë të përditshme ai vazhdonte të ishte bashkëshorti im i dashur.

Por, e gjithë situata u përmbys kur mora vesh se kisha mbetur shtatzënë. U lumturova, isha në qiellin e shtatë sa për një moment harrova të mendoja se kush mund të ishte babai i foshnjës. Aty e kuptova që kishte ardhur momenti për ta zgjidhur gjithë situatën në të cilën ndodhesha. A-në e doja, por edhe tim shoq nuk mund ta lija.

Në atë kohë nuk e dija se ku isha. Çdo zile telefoni, çdo e rënë dere më dukej si shkatërrimi im, sikur ishte A. që kishte ardhur për të treguar gjithçka, por ai nuk u duk kurrë. Asnjëherë. Pas një muaji frike im shoq më tha se shoku i tij, A., ishte larguar jashtë vendit përgjithnjë dhe që më bënte të fala pasi nuk kishte pasur mundësi të gjente kohën për të më takuar.

U lehtësova. Pikërisht në atë moment i thash bashkëshortit tim se isha shtatzënë. Tani djali im është shtatë vjeç…

Shperndaje