“E solla për vizitë, mjeku më tha ka virozë”, babai rrëfen se...

“E solla për vizitë, mjeku më tha ka virozë”, babai rrëfen se si humbi vajzën 3-vjeçe: Dje u bë keq, e solla me urgjencë në spital, por…

352
0

Babai i 3-vjeçares që vdiq sot në spitalin e Elbasanit, ka treguar se vajza nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai tha për gazetarët se para 9 ditësh e kishte sjellë për vizitë te pediatri dhe ai pasi e kishte vizituar, i kishte thënë se e mitura kishte thjesht virozë.

“Goca 2 vjeç e gjysmë, nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjeku. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e gocës”, tha babai.