“E shëmtuar Beti” pas 20 viteve

“E shëmtuar Beti” pas 20 viteve

816
0

Telenovela kolumbiane u prodhua në vitin 1999, ndërsa në televizionet tona u transmetua në vitin 2005. Në këtë telenovelë flitej për Beti-n, një vajzë e shëmtuar, por e suksesshme dhe inteligjente, e cila arriti që të bëjë për vete një numër të madh të shikuesve.

Në kohën kur luante Beti-n, aktorja kolumbiane Ana Maria Orozco pati kulmin e karrierës së saj, pasi ai serial pati sukses ndërkombëtar. Ana Maria tani është në moshën 45vjeçare dhe duket tejet bukur.

Në fotot më poshtë mund të shihni se sa ka ndryshuar “E shëmtuara Beti”, e cila padyshim se nuk mund të quhet më e shëmtuar.