E rrëzon për 20 sekonda, Sokoli mposht kundërshtarin serb

E rrëzon për 20 sekonda, Sokoli mposht kundërshtarin serb

516
0

Mario Sokoli, ka fituar ndeshjen e parë në boksin profesionist, në një mbremjë gala në Karlsruhe. 20 vjeçari Mario Sokoli ka mposhtur rivalin serb për 20 sekonda, duke debutuar në mënyrën më të mirë dhe duke fituar me nokaut në peshën 81 kilogramë. Përballë 20 vjeçarit Mario Sokoli ishtë sebri me pasaportë boshnjake Nikola Drobnjak, që edhe pse me shumë eskperiencë nuk I bëri dot ballë furisë së grushteve të djaloshit shqiptar. Një debutim endrrash për boksierin kuqezi, që tashmë I hapet rruga për të tjera ndeshje. Mario Sokoli ka qenë për 8 vejt kampion absolut në boksin amator në Shqipëri dhe tashmë ka kaluar në boksiin profesionist, ku që në ndeshjen e parë fiton me lehtësi dhe bindje. “Kjo fitore vjen në vitin e Skënderbeut dhe menjëherë pas festive të nëntorit. Shpresoj t’I kem bërë krenarë sadopak të gjithë shqiptarët. Ishte një fitore e bukur, sepse debutova më së miri. Tashmë emocionet kaluan dhe shpresoj të fitoj duelet e ardhshme”-është shprehur Sokoli pas ndeshjes.