“E rrallë”! Rama uron Najada Çomon për ditëlindje: U shfaqe kaq admirueshëm...

“E rrallë”! Rama uron Najada Çomon për ditëlindje: U shfaqe kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme!

309
0

Kryeministri Edi Rama uron shefen e Infektivit, Najada Çomo, për ditëlindje.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Rama shkruan mes të tjerash se “Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!”

 

Mesazhi i Ramës:

 

Edhe 100💐

Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!

Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!

#TëRRALLË🤍