Histori njerëzore

E rrallë, prindër për herë të parë pas 15 vitesh, çifti kosovar u vendos binjakëve emrin Vjosa dhe Albin

By vizional

May 12, 2020

Një çift nga Kosova të cilët janë bërë prindër për herë të parë pas 15 vitesh kanë vendosur që binjakëve t’u vënë emra të 2 personaliteteve politike mjaft të njohura. Prindërit i kanë quajur foshnjat Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këtë vendim ata e kanë marrë me idenë që fëmijët të bëhen si Albini dhe Vjosa.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar babai i fëmijëve në ‘Facebook’.