Gjendet një person i vdekur në rrugën e spitalit të Fierit. Mësohet se trupi i viktimës është i seksit mashkull, ndërkohë ende nuk bëhet me dije identiteti i tij. Gjithashtu mbeten enigmë shkaqet e vdekjes të burrit rreth të 70-ave, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.