Kronike

E rëndë në Elbasan! 27-vjeçari bie nga kati i dytë i shtëpisë, dërgohet me urgjencë te Trauma

By vizional

January 17, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku 27-vjeçari me inicialet XH.Gj ka rënë nga kati dytë i shtëpisë ku banonte. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai është dërguar me urgjencë te Trauma dhe është në gjendje kritike për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

 

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.