Aktualitet

E RËNDË/ Abuzuan seksualisht më një 13-vjeçar, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana. E filmuan dhe i grabitën shtëpinë. Në kërkim dhe një 45-vjeçar

By vizional

July 31, 2019

Dy të djem rinj janë arrestuar nga Policia, pasi kanë abuzuar seksualisht më një 13 vjeçar.

 

Ngjarja e rendë ka ndodhur në Tiranë, ku mësohet se dy djem pasi kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçarin, e kanë kërcënuar atë duke i kërkuar para në këmbim.

 

Gazetarja e “Panorama” konfirmon se Valter Hysja 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu 21-vjeç kanë ftuar në banesën e tyre 13-vjeçarin për të luajtur me lojëra elektronike.

 

Pasi e kanë marrë në banesë, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me minorenin, të cilin e kanë filmuar dhe më pas e kanë shantazhaur se do ia publikonin në rrjetet sociale.

 

Sipas Policisë dy të rinjve i është bashkuar dhe një 45 vjeçar, i identifikuar si Bledar Matja.

 

Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.

 

Minoreni sipas Policisë qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën me pas e kanë grabitur.

 

Tezja e minorenit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës. Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.

 

Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

 

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.