E rëndë, 4 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e...

E rëndë, 4 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e autobusit

417
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një autobus turistik ka goditur barrierat anësore dhe më pas është përmbys.

Si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë mbetur të plagosur.

Sipas mediave amerikane, viktimat janë shtetas kinezë.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës për t’u dhënë ndihmën e parë pasagjerëve të plagosur. Shumë prej të plagosurve  vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.