E quajti “z. deputet”, xhindoset Bashkim Fino. Sherr dhe me Ulsi Manjën:...

E quajti “z. deputet”, xhindoset Bashkim Fino. Sherr dhe me Ulsi Manjën: Mos ma drejto gishtin se nuk jam shoku jot…

433
0

Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “E quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”.

 

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj q siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

 

Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes FInos dhe Ulsi Manjës.

 

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”./