E quajti klloun, Trump bën reagimin epik ndaj liderit suprem të Iranit:...

E quajti klloun, Trump bën reagimin epik ndaj liderit suprem të Iranit: Kujdes me fjalët…

352
0

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë ditës së djeshme e quajti kloun presidentin amerikan, Donald Trump.

 

Ai po ashtu dha disa deklarata ‘te forta’ për ShBA-të dhe Evropën, duke paralajmëruar hakmarrjen pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

 

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë presidenti amerikan Donald Trump, duke i thënë Khameneit që të ketë kujdes me fjalët.

 

“I ashtu quajturi ‘Lider Suprem’ i Iranit, i cili nuk ka qenë aq suprem kohët e fundit, ka thënë disa gjëra të pista për ShBA-të dhe Evropën. Ekonomia e tyre po shkatërrohet dhe njerëzit po vuajnë. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me fjalët.”, tha Trump në postimin e tij.