Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura për publikun, i cili e ndjek jo vetëm në ekran, por edhe në Instagram ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit duke u dhënë mundësinë t’i bëjnë pyetje lidhur me jetën private, apo çdo kuriozitet tjetër. Pyetjet kanë qenë të shumta për tematika nga më të ndryshimet lidhur me të.
Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr njëra prej tyre, ku një nga ndjekësit e ka pyetur nëse ka plane për fëmijë. Teksa e ka ripostuar pyetjen moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe angazhimet i thonë “Jo.”
“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”- shkruan Fjoralba.