E PAZAKONTË/ Djali i biznesmenit që vdiq dje në Gjilan fton në...

E PAZAKONTË/ Djali i biznesmenit që vdiq dje në Gjilan fton në mort familjen e shoferit që shkaktoi aksidentin: Ejani t’a ndajmë dhimbjen bashkë!

324
0

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili ishte biznesmen i njohur në Kosovë humbi jetën dje. Çoçaj pronar i një furre mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi në qendër të qytetit të Gjilanit, që tronditi gjithë qytetin.

Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues dhe la të vdekur një person dhe plagpsi dhjetëra të tjerë.

Mirëpo, mediat në Kosovë kanë raportuar një lajm aspak të zakontë. Djali i të ndjerit, Leutrimi, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që shkaktoi askidentin që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin. Sokol Avdija mbrëmë ka shprehur keqardhjen e tij. Ai ka thënë se ka dhimbje të madhe për personin që humbi jetën,  sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur e jo shkaktari. Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit. Po ashtu, ai tha se i gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalë për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt… Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë… Ishalla zoti për xhenet…. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen…”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar djali i fbiznesmenit që humbi jetën, Leutrim Çoçaj. Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jam biri i të ndjerit, axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… Familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… Ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook.