Këngëtarja Marsela Çibukaj pak ditë më parë njoftoi për një surprizë. Surpriza ishte “martesa” e saj te “E Diela Shqiptare” ose më saktë një martesë e improvizuar. Siç shihet dhe nga fotot Marsela është e veshur me fustan të bardhë kurse partneri i saj Ditmari me kostum dhëndërrie. “Joni Peci faleminderit për këtë kujtim të magjishëm që na dhurove”, kështu shkruante Marsela në postimin e saj ditë më parë.
Marsela dhe Vitmari qenë të fundit që sfiluan, sfilatën e Joni Peçit. Dyshja parakaloi nën tingujt e “La vita” të Shirley Bassey, interpretuar nga zërat e fuqishëm të Inva Mulës dhe Aurela Gaçes.