E papritur/ Largohet Luis Enrique, Spanja emëron trajnerin e ri

E papritur/ Largohet Luis Enrique, Spanja emëron trajnerin e ri

351
0

Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës. Tekniku është larguar nga drejtimi i Kombëtares iberike për shkak të disa problemeve familjare që ka pasur kohët e fundit.

Ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi largimin e Luis Enriques.

Ndërkohë, është emëruar edhe trajneri i ri që do të drejtojë Kombëtaren spanjolle deri në fund të Euro 2020. Ai do të jetë Roberto Moreno.