Një lajm ka habitur futbollin italian dhe europian në orët e fundit. Media spanjolle “Marca” shkruan se klubi i La Ligës Atletik Bilbaos mund të transferojë sezonin e ardhshëm sulmuesin e Juventusit Gonzalo Higuain.
Argjentinasi ka pranuar kohë më parë se ka origjinë baske, pasi stërgjyshi i tij emigroi drejt Argjentinës shumë dekada më parë. Vetë ish-futbollisti i Real Madridit dhe Napolit tregon se familja e beson se prejardhja e tyre nuk është as franceze, as spanjolle por baske.
Atletik Bilbao ka një filozofi të vetën për të ndërtuar skuadrën. Drejtuesit e klubit e ndërtojnë ekipin vetëm me futbollistë baskë ose me prejardhje baske.
Duke parë dhe moshën e Higuainit (32), Bilbao mund të tentojë shumë mirë të marrë Higuainin nga Juventusi gjatë këtij sezoni veror.