E pabesueshme, Rozana Radi 40 vjeçe dhe kaq vitale…

E pabesueshme, Rozana Radi 40 vjeçe dhe kaq vitale…

1208
0

“Sa jam lodhur për t’i bërë këto 40 vite. Të jesh 40 vjeç është cool”

Ditën e sotme këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi feston ditëlindjen e saj.

Për të uruar veten në këtë ditë speciale ajo ka zgjedhur një foto ku shfaqet me bikini më atraktive se kurrë.

Rozana i ka habitur të gjithë me këtë foto, pasi fiziku i saj është për t’u admiruar, megjithatë një detaj tjetër ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve.

Në përshkrimin e fotos, këngëtarja tregon se sot feston 40-vjetorin e saj dhe kjo gjë ka bërë që ajo të marrë shumë komente pozitive.

“Sa jam lodhur për t’i bërë këto 40 vite. Të jesh 40 vjeç është cool”,-shkruan Rozana.

Aktualisht këngëtarja është larguar nga tregu muzikor, për t’u marrë me disa projekte që janë pëlqyer shumë nga publiku, ku mund të përmendim “Femzanat”.