E ndryshuan dy herë datën e dasmës por sërish planet u shkatërruan!...

E ndryshuan dy herë datën e dasmës por sërish planet u shkatërruan! Dhëndri përfundon në spital, nusja detyrohet të festojë e vetme

259
0

Shumica e çifteve shpenzojnë vite duke planifikuar me përpikmëri dhe duke kursyer për ditën e tyre të veçantë, por edhe tani për shkak të pandemisë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit.

Në fakt, disa çifte janë detyruar të ndryshojnë datën e dasmës disa herë, për shkak të masave kufizuese të vazhdueshme të COVID-19 që do të thotë se ata nuk mund të vazhdonin me planet e tyre.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një çift, të cilët u detyruan të ndryshonin dy herë datën e dasmës, përpara se gjërat më në fund dukej se po shkonin mirë për të vazhduar përpjekjen e tyre të tretë,

Megjithatë, fatkeqësia goditi edhe një herë çiftin, kur dhëndri përfundoi në spital në ditën e dasmës pasi u helmua nga ushqimi.

Në vend që ta anulonin dasmën që pa dyshim do të reflektohej me humbje të madha parash, dhëndri inkurajoi nusen e tij që të vazhdonte me dasmën dhe alternativa që ai të ishte disi prezent ishte mjaft spektakolare.

Në mungesë të dhëndrit, nusja e kalonte ditën me një shtyllë me rrota, me një iPad të vendosur në krye derisa figuronte fytyra e dhëndrit në ekran.