Histori njerëzore

E moshuara nga Kosova ndan 2 filozofitë e jetës së saj 105-vjeçare

By vizional

March 06, 2020

Gjylferije Veseli ka 105 vite mbi shpinë, por gëzon shëndet të plotë dhe para kamerave flet me argumente bindëse. Të mirën dhe të keqen e pranon me lehtësi dhe këtë e sheh si çelës të jetëgjatësisë së saj. Sipas nënë Ijes siç i thonë të gjithë, nuk duhet të mbash trishtim në zemër sepse ‘Zotit s’kemi ç’i bëjmë’.

 

Ajo pranon se nuk shkon tek doktori se tani i ka kaluar 100-vjet. Për sa i përket regjimit ushqimor, ajo kujton se dikur hanin bukë misri me ajran dhe një qepë që ua ndante nëna. Ndërsa nipi i saj tregon për ‘Klan Kosova’ se ajo i ha shumë hudhrat. ‘Xhepat i mbante plot me hudhra’, shprehet ai. Dhe ajo që u thotë më shpesh nipërve e fëmijëve të saj është shprehja ‘Veç me qenë shnosh’!