
Reperi i njohur Gold Ag e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Ai është treguar mjaft hermetik për sa i përket jetës sentimentale. Por Gold Ag vendosi më në fund të zbulojë një detaj shumë të rëndësishëm.
Reperi i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë dashurinë e tij.
Ai është martuar më 5 mars por lajmin e bëri të ditur dje me anë të një postimi në Instagram. Gold Ag publikoi një foto me duart e bashkëshortes së tij duke bërë simbolin e shqiponjës me unazat e martesës në gisht.
Nuk dihen shumë detaje rreth partneres së tij prej 4 vitesh. Raportohet se ajo është shqiptare dhe se jeton në Zvicër.