E konfirmon MINISTRJA/ Drejtori i Urgjencës me covid-19, është izoluar në shtëpi, jo në spital, shpresoj të kthehet sa më shpejt (DEKLARATA)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin se drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

 

Manastirliu thotë se Brataj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhte në vetëizolim në shtëpinë e tij.

 

Ajo i uron shërim të shpejtë dhe shpreson që Brataj të bashkohet sa më shpejt me ekipin që po lufton çdo ditë me koronavirusin.

 

 

Kujtojmë që ai është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

 

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

#BashkëDeriNëFund”, shkruan ministrja Manastirliu.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *