E keni shumë të vështirë të kurseni para? Kjo teknikë e thjeshtë...

E keni shumë të vështirë të kurseni para? Kjo teknikë e thjeshtë s’do t’ju lërë duarbosh

199
0

Pavarësisht se sa i kemi të ardhurat, kursimi i parave mbetet gjithmonë një sfidë. Ndonjëherë na duket se është sakrificë shumë e madhe që bëjmë tani, për t’i korrur përfitimet më vonë.

Për fat të mirë, ka truke të thjeshtë që mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë proces shumë më të lehtë. Një nga lëvizjet më të mira financiare që këshillojnë ekspertët e fushës është krijimi i llogarive të kursimeve të dedikuara për qëllime të ndryshme. Për shembull, në vend që të keni vetëm një ose dy llogari kursimi, mund të krijoni një mori llogarish.

 

Këto përfshijnë llogari për:

 

Pushimet

 

Blerje të mëdha

 

Shpenzimet emergjente

 

Një makinë të re.

 

Llogaritë e veçanta ju ndihmojnë të kurseni më shumë para, sepse e dini saktësisht se për çfarë do të përdoren paratë që po kurseni.  Duke pasur llogari të dedikuara për qëllime specifike, do të bëheni shumë më të interesuar për të vënë para në to. Nuk duket si sakrificë të heq dorë nga një vakt jashtë, sepse do të thotë që mund të transferoni më shumë para në llogarinë e pushimeve.

Nëse po përpiqeni të kurseni për qëllime të shumta, ia vlen ta provoni këtë teknikë.