E kapur për dore me vajzat në fushat e Tuzit, modelja Emina...

E kapur për dore me vajzat në fushat e Tuzit, modelja Emina Cunmulaj largohet nga vendlindja: Do na mungojnë …

346
0

Pas disa ditësh qëndrimi në Shqipëri dhe Mal të Zi, Emina Cunmulaj është rikthyer në shtëpinë e saj në Los Angeles. Modelja zbuloi lajmin në një postim në Instagram, ku u shfaq krah dy vajzave të saj. Ajo u shpreh se do i mungojnë shumë shëtitjet në fushat e Tuzit dhe mezi po pret të kthehet sërish. “Do të na mungojnë shëtitjet tona të përditshme nëpër këto fusha. Por mezi presim të kthehemi dhe të shohim që kjo fushë të kthehet në shtëpinë tonë të bukur 💚💛”- shkroi Emina Cunmulaj. Në imazh, modelja pozoi duke ecur për dore me vajzat e saj me kthyera me kurriz, teksa u sigurua që të mos i zbulojë fytyrën. Ajo postonte shpeshherë foto me vajzat në rrjetet sociale, por tani ka hequr dorë për shkak të komenteve negative dhe me urrjetje që i shkruajnë njerëzit.

 

Emina Cunmulaj u kthye në vendlindje për të votuar për partitë shqiptare në Mal të Zi.

 

 

 

“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’.

 

 

 

Mos harroni se gjaku nuk është ujë. Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. Unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqinin nuk kam, vij këtu, sepse flitet shqip. Kam qejf kur hyj në doganë dhe flas shqip. Kjo është diçka që s’mund me ta heq kush prej shpirtit. Vajzat e mia nuk e kanë babain shqiptar, por ju flas shqip. Nuk mundemi të harrojmë nga vijmë, të shëtisim në gjithë botën, prapë shqip duhet të flasim. Duhet të votojmë për gjuhën tonë,”- tha modelja për mediat, teksa u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë.

 

 

 

36-vjeçarja aktualisht jeton në SHBA, ku ka krijuar familje me bashkëshortin e saj miliarder, Sam Nazarian.